DYLON

Arrestohet një person i dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia ose Marrja e Ryshfetit në Lidhje me Votimin”

Arrestohet një person i dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia ose Marrja e Ryshfetit në Lidhje me Votimin”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, më datë 04.06.2026, rreth orës 19:30, ka pranuar një informatë e cila ndërlidhet me dyshimin se një person është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhënia ose Marrja e Ryshfetit në Lidhje me Votimin”.

Bazuar në hetimet zyrtare, dyshohet se i dyshuari, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, ka ftuar qytetarë që të paraqiten në një lokal në fshatin Uglarë – Graçanicë, për t’i udhëzuar se si të votojnë subjektin dhe kandidatët politikë të Listës Srpska, ku në këmbim të votës dyshohet se atyre u është premtuar se do të përfitojnë pensione sociale nga shteti i Serbisë.

EkoHigjiena

Njësitë relevante policore, në lidhje me rastin, kanë kryer kontroll në lokalin dhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar dëshmi që lidhen me dyshimet për kryerjen e veprës penale.

Është arrestuar personi i dyshuar, i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saj policore.

Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.