Arrestohet një person i dënuar me 4 vite burgim
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:
– N.L., mashkull, 43 vjeç, i dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Shmangia nga tatimi dhe falsifikim i dokumentit”, i njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv.
Njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme lidhur me personin e arrestuar. /2LONLINE/
