Më 07. 09. 2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore kufitare dhe ato të rendit publik, në veri të Mitrovicës kanë arritur të parandalojnë tri raste ”kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim i mallrave”.
Si rezultat i punës dhe angazhimeve të përbashkëta, është arrestuar një person i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse mallrat e konfiskuara së bashku me mjetet sipas procedurave iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme. /2LONLINE/