DYLON

Arrestohet një i mitur, i dyshuar për: “Vjedhje e rëndë” dhe “Dëmtim i pronës”

Arrestohet një i mitur, i dyshuar për: “Vjedhje e rëndë” dhe “Dëmtim i pronës”
Avatar photo Redaksia

Me datën 11.05.2023 rreth orës 17:00 Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar se në ambulancën e mjekësisë familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e kësaj ambulante. Në këtë rast përveç dëmeve materiale ishin vjedhur edhe disa gjësende të imta.

Po të njëjtën ditë drejtoresha e shkollës në fshatin Bosce ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur kishin depërtuar brenda shkollës ku dyshohet se kanë ndezur bombolën e gazit në të cilën kishin djegur disa materiale të mëndafshta (perde) dhe zjarri nuk ishte shpërndarë.

EkoHigjiena

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune të shpejtë hetimore, mirë të organizuar operacionale, sot me datën 12.05.2023 ka arrestuar një të dyshuar të mitur (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar rom) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Nga prokurori i shteti rasti është cilësuar ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.