DYLON

Arrestohet një i dyshuar, policia gjen rreth 30 kilogram marihuanë në bagazh të automjetit të tij

Arrestohet një i dyshuar, policia gjen rreth 30 kilogram marihuanë në bagazh të automjetit të tij
Avatar photo Redaksia

Sot nga Republika e Shqipërisë ka ardhur automjeti me targa të Kosovës, i tipit Fiat Croma, ngjyrë hiri, për të hyrë në Republikën e Kosovës nëpër pikë kalimin kufitar në Vermicë dhe i cili drejtohej nga shtetasi mashkull/kosovar me inicialet F.M. (viti i lindjes 1981).

Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës automjeti i potencuar është selektuar për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

EkoHigjiena

Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë me që rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar. Autoritete kufitare të PK-së kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30kg (tridhjetë kilogram).

Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të anti-drogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës mbetët e përkushtuar në ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe garantimin e lëvizjes së lirë për qytetarët, megjithatë angazhime aktive po ndërmerr në menaxhimin dhe kontrollin e plotë të kufirit shtetëror për të garantuar respektim dhe zbatim të procedurave ligjore, si dhe luftimin e veprave penale trans kufitare. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.