DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprën “rrëmbim”

Arrestohet një i dyshuar për veprën “rrëmbim”
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim.

Rasti është raportuar sot rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parashë(30000 euro).

EkoHigjiena

Arrestimi i personit të dyshuar:

Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore),është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtë viktima, aty janë gjetë dhe sekuesteuar:

-1 armë

-1 thikë

-1 sopatë si dhe gjësende të tjera.

Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.