DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale  “Mashtrimi me subvencione”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), më konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan, pas hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojnë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kllokotit. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi me subvencione”.  

I dyshuari N.P. (1986), mashkull kosovar, gjatë tri viteve të fundit (2018-2020), ka plotësuar aplikacione me përmbajtje të rreme/marrëveshje fiktive mbi dhënien e tokës bujqësore, të cilën kinse e ka marr me qira dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 2400 €. 

EkoHigjiena

Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Mashtrimi me Subvencione” nga neni 324 i KPRK-së.

Sot me datë 23.09.2021 në konsultim me prokurorin kompetentë, i dyshuari është intervistuar, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim nga Prokurori i Prokurorisë Themelore-Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.