DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie të Ryshfetit’

Arrestohet një i dyshuar për veprën  penale  ‘Dhënie të Ryshfetit’
Avatar photo Redaksia

Sot me datë 23.09.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale  për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Ferizaj, janë njoftuar në lidhje me një rast “Dhënia e ryshfetit”. Një qytetar mashkull, deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar  Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. 

Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë dhjetë (10) Euro. Zyrtari Policor i kishte  tërhequr vërejtjen,  duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policor e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues,  të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj, 

EkoHigjiena

Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale:  “Dhënie të Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.

Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe avokatit mbrojtës. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për Dhënie të Ryshfetit, ndërsa  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.