DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’
Avatar photo Redaksia

Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona, shtetas shqiptarë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumentave të personave dhe automjetit, në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej 50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente, pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.