DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprën ‘’Mashtrimi i konsumatorëve’’

Arrestohet një  i dyshuar për veprën ‘’Mashtrimi i konsumatorëve’’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 15 korrik 2026 ka pranuar ankesën e përcjellë nga Inspektorati i Tregut (MINT), lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi i konsumatorëve” nga një kompani private për shitje të biletave të udhëtimit.

Mashtrimi ka ndodhur në atë mënyrë që viktima së bashku me familjen e tij, kishte blerë aviobileta për destinacionin Hamburg–Prishtinë dhe anasjelltas, në vlerë prej 1,150.00 eurosh gjatë muajit korrik 2025.

EkoHigjiena

Përkundër pagesës së biletave, personat në fjalë nuk kanë mundur t’i realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim. Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1,600.00 eurosh.

I dyshuari – personi përgjegjës është intervistuar fillimisht me datën 28 korrik 2026, me ç’rast në konsultim me prokurorin, i është dhënë kohë dhe mundësi për të riparuar dëmin e shkaktuar.

Sot, më 20 gusht 2026, i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Meqenëse i njëjti nuk e ka riparuar dëmin e shkaktuar, pas përfundimit të intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë me dyshimet për kryerje të veprës penale Mashtrim i Konsumatorëve nga neni 292 i KPRK-së, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.