DYLON

Arrestohet një i dyshuar për spiunazh

Arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Avatar photo Redaksia

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh” .

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.

EkoHigjiena

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Institucionet riafirmojnë përkushtimin për luftimin dhe ndjekjen penale, si dhe për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, në veçanti ndaj atyre që cenojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.