DYLON

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale
Avatar photo Redaksia

Pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit.

Rasti më pas është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike. Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër. Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

EkoHigjiena

I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.