DYLON

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprat penale “mashtrim i konsumatorëve” dhe “mashtrimi i blerësve”

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprat penale “mashtrim i konsumatorëve” dhe  “mashtrimi i blerësve”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 01.04.2020 ka pranuar informatë se në një tender të KEK-ut (tenderin me negocim në vlerë prej 26.336.00 euro), për furnizim me dezinfektues për duar, ka dyshime për keqpërdorime dhe veprimtari penale nga kompania fituese e tenderit.

Dyshohet se dezinfektuesi që kompania fituese ka sjellë nuk i përmbush kriteret e kërkuara, pasi që dyshohej se përmbajtja e alkoolit në dezinfektues të duarve nuk ishte 70% alkool, ashtu siç ishin kriteret (kërkesa). Hetuesit policorë, kanë bërë testimin dhe ekspertizën e dezinfektuesit në laboratorin e licencuar të Doganës së Kosovës dhe rezultati del se: dezinfektuesi kishte përmbajtje vetëm 40 % alkool.

Më këto veprime i dyshuari pronar i kompanisë: Sh.D. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprat penale: “mashtrim i konsumatorëve” nga neni 292 i KPRK-së dhe “mashtrimi i blerësve” nga neni 293 i KPRK-së.

EkoHigjiena

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim nga prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.