DYLON

Arrestohet një i dyshuar për ‘dhënie ryshfeti’

Arrestohet një i dyshuar për ‘dhënie ryshfeti’
Avatar photo Redaksia

Sot, më 30.07.2021, njësia policore, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Siguria në trafik’, respektivisht gjatë kontrollit të shpejtësisë të automjeteve në një pikë kontrolli, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë (në Vushtrri), kanë  ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Zyrtarët policorë, pas ndaljes së veturës, drejtuesit të saj ia bëjnë me dije arsyen e ndaljes. Gjatë kohës që zyrtarët policorë po shqiptonin gjobën për tejkalim shpejtësie, i dyshuari B.Gj., viti i lindjes 1978, mashkull serb, ka kërkuar nga zyrtarët policorë të mos i shqiptojnë tiketë dhe ua ka ofruar 1000 (një mijë) dinarë (monedhë e Serbisë).

EkoHigjiena

Zyrtarët policorë kanë ftuar në vend-ngjarje Njësinë e hetimeve të PK-së, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie ryshfeti’, kanë konfiskuar kartëmonedhën. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar stacion policor. Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.