DYLON

Arrestohet një i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Arrestohet një i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge
Avatar photo Redaksia

Më datën 19.04.2023, rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës.

Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë. Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën  e tij,  si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:

EkoHigjiena
  • 27 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë,
  • 3 qese  të dyshuar si  substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë,
  • Një peshore digjitale e cila  ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla,
  • Një  qese e dyshuar  si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit,
  • Dy telefona celularë,
  • Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro ).

Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6  gramë  e që në vlerë parash konsiderohet të jetë 7760 (shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë €uro).

I dyshuari pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.