DYLON

Arrestohet një i dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi gjashtë mijë fishekë

Arrestohet një i dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi gjashtë mijë fishekë
Avatar photo Redaksia

Sot, më  21.02.2023,  rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb, njofton Policia e Kosovës.

Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

EkoHigjiena

Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit, njofton Policia e Kosovës.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.