DYLON

Arrestohet një i dyshuar, e fshihte “kokainën” me metoda të ndryshme në oborrin e tij, dyshohet se droga përgatitej për treg të brendshëm

Arrestohet një i dyshuar, e fshihte “kokainën” me metoda të ndryshme në oborrin e tij, dyshohet se droga përgatitej për treg të brendshëm
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjakovë pas hetimeve disa mujore ka arritur që të identifikoj dhe kuptoj se një person i dyshuar në vende të ndryshme të oborrit të tij është duke fshehur substancë të dyshuar narkotike. Sipas të dhënave policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë (me datën 3 mars 2022) nga Policia e Kosovës.

Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës me datë 30.04.2022, në ora 23.10 me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm.

EkoHigjiena

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:

• Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

• Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

• Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës, njësitet e saj të antidrogës në bashkëpunim me organet e drejtësisë po vazhdojnë punën përmes operacioneve aktive, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe trafikimit me droga dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të tilla penale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.