DYLON

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen armë dhe municion

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen armë dhe municion
Avatar photo Redaksia

Pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, sot më 01.02.2022, në ora 07:00, njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve. Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pushkë atematike cal-7.62mm,
  • Një AK-47 cal-7.62mm, 
  • Tre karikatorë, 
  • 127 copë fishekë cal-7.62mm
  • Uniformë ushtarake

Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.