/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësitet anti trafikim nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, pasi kanë kontrolluar disa lokacione të dyshimta, në një nga këto lokacione kanë arrestuar të dyshuarën femër shtetase e Kosovës, me dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me këtë rast janë identifikuar dy viktima, të cilat janë trajtuar në baze të Procedurave Standarde të Veprimit për Personat e Trafikuar në Kosovë.
Me vendim te Prokurorit te shtetit, e dyshuara pasi që është intervistuar nga ana e Policisë ajo është ndaluar për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorin Themelore. /2L ONLINE/