Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas gjetjes së provave të reja lidhur me rastin e raportuar me 09 maj 2018, në Viti rasti i cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, përmes rrugëve operative policia e Kosovës e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, shqiptar shtetas i Kosovës.
“Prokurori i shtetit ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur në vazhdimësi përmes telefonit, familjen e ankuesit. I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës, është intervistuar dhe janë gjete prova të qëndrueshme se ka kërcënuar përmes sms-ve”, ka thënë Hashani.
Me urdhër te Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë themelore.