DYLON

Arrestohet nga Policia e Kosovës e dyshuara për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Arrestohet nga Policia e Kosovës e dyshuara për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme
Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, përkatësisht Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, bazuar në informacione relevante ka zhvilluar hetime profesionale nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 KPRK-së, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 i KPRK-së.

Me datën 21.10.2026, Policia e Kosovës më saktësisht hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare kanë intervistuar një person (F) shtetase e huaj në cilësinë e të dyshuarës nën dyshimin e bazuar se kishte kryer veprat penale të cekura me lart. E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në Polici në cilësinë e ankueses dhe me të përfunduar procedurat për rastin në të cilin ajo kishte bërë ankesë, hetuesit e Policisë së Kosovës të njëjtën e kanë intervistuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës për rastin e regjistruar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ku e njëjta duke përdorur dokument të falsifikuar/autorizimin të siguruar tek një Noter jashtë Republikës së Kosovës, e këtë e ka arritur duke paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj e me fotografi të tij (personit të panjohur) kinse i njëjti e kishte autorizuar që e dyshuara ti shes pronat e ankuesit që i ka në Republikën e Kosovës, e dyshuara disa herë ka provuar të shes parcelat që kanë qenë në emër të xhaxhait të sajë (ankuesit) dhe në dy raste ka arritur edhe të shesë pronat, (në rastin e fundit kishte arritur ta shesë një parcelë në vlerë rreth 150,000.00 euro).

EkoHigjiena

Veprimet hetimore janë bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ku pas përfundimit të deklaratës, Prokurori i Rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimit e të dyshuarës për 48 orë . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.