DYLON

Arrestohet nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ’tregtia e ndaluar’ dhe prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’

Arrestohet nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ’tregtia e ndaluar’ dhe prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’
Avatar photo Redaksia

Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ’tregtia e ndaluar’ dhe prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pasi kanë pranuar një informatë, të njëjtën e kanë trajtuar nën dyshimin se persona të dyshuar janë duke prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë ilegale produktin “Collagen Peptides 200 gr”, të cilin e shesin në mënyrë të paligjshme përmes rrjeteve sociale.

EkoHigjiena

Pas pranimit të informatës, rasti është trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës. sot, më datë 04.06.2025, në koordinim ndërinstitucional mes Policisë së Kosovës dhe Doganës, janë ndërmarrë veprime hetimore në terren. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë lokalizuar dy posta të shpejta përmes së cilave janë shpërndarë produktet e falsifikuara. Me pas është identifikuar edhe personi  si dhe objekti në Ferizaj,  ku produktet  janë ripaketuar  dhe ambalazhuar.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar:

  • Dhjetë  thasë – paketime prej 6800 gr  të mbushur me lëndë të parë, proteine “REALMASS” e cila pas ripaketimit në pako me të vogla (kuti plastike – imitim)  online është shitur  si Collagen,
  • Njëmijë e pesëqind copë ambalazh plastik, imitim i paketimit origjinale të produktit,
  • Njëmbëdhjetë pako të gatshme për shitje në treg;
  • Si dhe një sasi e konsiderueshme etiketash me mbishkrimin Collagen

Në magjistralen Prishtinë– Pejë, te selia e njërës nga postat e shpejta, janë gjetur edhe:

  • Tridhjetë (30) pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve,

Kurse në Lipjan, po ashtu të një postë tjetër e shpejtë, janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Tri pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe më pas me aktvendim të prokurorit kujdestar  nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.