DYLON

Arrestohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’

Arrestohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Ferizaj, sot më datë 14.01.2022 pas veprimeve të ndërmarra në grumbullimin e provave, ka intervistuar një të dyshuar në lidhje me dyshimet për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Personi i dyshuar, punonjës i Spitalit Rajonal në Ferizaj, dyshohet se kishte furnizuar me derivate automjetin e tij privat, në kompaninë e derivateve e cila ishte kontraktuar për Spitalin Rajonal në Ferizaj, ndërsa faturat i kishte dorëzuar në sektorin e financave të Spitalit Rajonal Ferizaj për pagesë. Bazuar në këto të gjetura i njëjti dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e Spitalit Rajonal-Ferizaj, duke e keqpërdor detyrën dhe autoritetin e tij zyrtare.

EkoHigjiena

I dyshuari është intervistuar në  prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me  aktvendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.