Arrestohet në Maqedoni fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka, reagon AGK

Arrestohet në Maqedoni fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka, reagon AGK

Është arrestuar në mesditën e sotme fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka.

Ai ishte i akredituar nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të raportuar rreth shpalljes së aktgjykimit në rastin “Kumanova”.

Indeksonline mëson nga dëshmitarët se Blerim Uka është arrestuar jashtë gjykatës gjersa ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për më të rejat rreth këtij rasti.

BURIMI Indeksonline

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon arrestimin e kolegut dhe anëtarit të AGK-së, Blerim Uka në Shkup të Maqedonisë. AGK është njoftuar se kolegu Uka është arrestuar gjatë ditës së sotme derisa ai ishte duke raportuar për seancën gjyqësore në rastin e njohur si “Kumanova”. Siç mëson AGK, kolegu Uka ka qenë paraprakisht i akredituar për të përcjellur këtë seancë gjyqësore dhe se arrestimi i tij ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës.

AGK kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave.

AGK është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Poashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.

Duke shpresuar në sqarim sa më të shpejt të kësaj situate, AGK beson në lirim të shpejt të kolegut në fjalë.

KOMENTE