DYLON

Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
Redaksia

Policia e Kosovës, me njesitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, me datën 30.10. 2026 rreth orës 16:30, ka bërë arrestimin e shtetasit kosovar D.A., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar. Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.