DYLON

Arrestohet i dyshuari që vrau bashkëshorten e tij në Gjermani

Arrestohet i dyshuari që vrau bashkëshorten e tij në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, ka ndaluar të dyshuarin Durmish Raifi, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, duke vrarë bashkëshorten e tij, në Gjermani.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 prill 2018, në qytetin Essen, në Gjermani, i dyshuari në banesën e tij, e ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën J.R dhe pas kryerjes së kësaj vepre penale, është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tij të mitur, njëri i moshës 10 vjeçare, ndërsa tjetri 15 vjeç.

Gjithashtu, i njëjti pas arratisjes, ka lënë pas vajzën e tij të mitur, të cilës nga autoritetet gjermane, i’u ka caktuar kujdestari ligjor.

EkoHigjiena

I dyshuari pas arratisjes nga organet e ndjekjes, fëmijët e tij, të cilët kanë shtetësi gjermane i ka mbajtur të mbyllur, duke paraqit rrezik të madh për ta. Nga autoritetet gjermane të dyshuarit i’u është marrë e drejta prindërore, në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Essen, të cilin aktgjykim e ka njohur Gjykata Themelore në Gjilan.

Pas arrestimit të të dyshuarit, fëmijët, janë strehuar përkohësisht në Strehimoren për Mbrojtjen e Viktimave, në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.