DYLON

Arrestohet i dyshuari që tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi dhe të kontrabandojë derivate të naftës

Arrestohet i dyshuari që tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi dhe të kontrabandojë derivate të naftës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitarë, më datën 21.06.2021 në fshatin  Banjë të Komunës së Zubin Potokut, fshat ky i cili gjendet në brezin kufitar, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet i cili në rrugë alternative ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë – Serbi. 

Automjeti i ndaluar nga patrulla policore kufitare, në dalje të RKS-së, i cili posedonte targa (NP) drejtohej  nga personi me vendbanim po ashtu nga Novi Pazari dhe kishte të ngarkuar derivate të naftës në sasi prej 1354 litra naftë.

EkoHigjiena

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale; “Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare”  dhe                   “Kontrabandim me mallra”, i dyshuari është ndaluar dhe automjeti është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.