DYLON

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Policia e Kosovës njësia e hetimeve të Stacioni Policor në Viti me 30.11.2022 pas një pune mirë të organizuar operative, ka arritur të identifikoj e me pas të arrestoj dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në tre muajt e fundit në zonën e përgjegjësisë se Vitise.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës sipas detyrës zyrtare e me pas me urdher të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë.

EkoHigjiena

Po të njëjtën ditë rreth orës 18:30 është arrestuar edhe i dyshuari i tret i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur provat të qëndrueshme se ky i dyshuar ne bashkëveprim me dy të dyshuarit e lartë cekur dyshohet se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të renda në rajonin e Vitisë përfshirë disa fshatra të kësaj Komune.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti ndalohet në mbajtje për 48 ore. Si prova materjale janë gjetur dhe sekuestruar sende të cilat dyshohet të jenë të vjedhura. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.