/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës stacioni Policor i Vitisë, ditë më parë ka pranuar një ankesë për një vjedhje të rëndë të raportuar në fshatin Sllatinë, Komuna Viti. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se Pasi janë mbledhë informata të besueshme është arrestuar në shtëpinë e tij i dyshimtin B. A. (1996) me banim të përhershëm në fshatin Sllatine e Epërme, Komuna Viti pasi që ai është i dyshuar në rastin e “Vjedhjes së rëndë” ndodhur me 22.06.2015 ku në shtëpinë e ankuesit ishte depërtuar me forcë dhe nga aty ishin vjedhur stoli ari dhe para në vlerë të konsiderueshme.
I dyshimti deri me sot ka qenë në arrati.
“Nga i dyshuari është marrë deklaratë në prani të avokatit mbrojtës ku janë dëshmua prova të qëndrueshme se ai është i involvuar në disa vepra penale të vjedhjes përfshirë edhe atë të 22.06.2015. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani, për të shtuar se rastet veç e veç janë duke u hetuar nga njësitet e hetimeve të stacionit Policor në Viti. /2L ONLINE/