Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që me datën 09.05.2024 të arrestojë të dyshuarin kosovar shqiptar A.K. (2001)
Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte objekt fetar në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë.
Ne stacionin policore ne Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare :
1. Rasti i vjedhjes se xhamisë në (Në fshatin Pidiq)
2. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në Gjilan,rruga Arberia )
3. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Ne Gjilan, rruga Fadil Jakupi)
4. 3. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në Fshatin Zheger)
5. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në Fshatin Miresh)
6.Rasti i vjedhjes se Kishës ne fshatin Kllokot.
Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan , i dyshuari është ndalur ne mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan, njofton policia. /2LONLINE/