DYLON

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të koshereve të bletëve

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të koshereve të bletëve
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronik”, thuhet në njofitmin e policisë.

EkoHigjiena

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente.

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.