/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësia e hetimeve nga stacioni Policor në Viti, pas një pune Operative hetimore mirë të organizuar kanë arrestuar personin e dyshuar Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në fshatin Kabash, Komuna Viti, nënë dyshimin e bazuar se i njëjti ka qenë autor i rastit të ‘’Vjedhje e rëndë’’ te datës 21.10.2016 që ka ndodhur në fshatin Kabash.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, pasi që janë gjetë dëshmi të qëndrusheme lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka marr vendim që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 24 orë.
Hetimet ne lidhje me ketë rast janë duke vazhduar pasi që dyshohet se i njëjti ka vepruar në bashkëveprim edhe me dy të dyshuar të tjerë. /2L ONLINE/
fotoilustruese