Arrestohet i dyshuari për vjedhje në xhami

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në xhami

Policia e Kosovës njësia e hetimeve, pranë stacionit policor në Viti, pas informatave të grumbulluara përmes rrugëve operative, ka arritur që ta lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës, për rastin “Vjedhje e rëndë”.

Rasti ishte raportuar me 07 mars 2020, ku i dyshuari kishte depërtuar me forcë ne objektin e xhamisë të qytetit në Viti ku dyshohet se forcërisht kishte thyer një kasafortë dhe nga aty dyshohet se kishte marrë para në vlerë prej 40 euro.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga ana e hetuesve të Policisë së Kosovës, në Viti.

Dyshohet se i arrestuari të jetë i involvuar edhe në së paku tri (3) raste të tjera të veprave penale “Vjedhje e rëndë” nëpër xhami në Viti dhe Pozheran gjatë vitit të kaluar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari i moshës madhore, shqiptar shtetas i Kosovës me banim rezident në Komunën e Drenasi është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit rastet procedohen në procedurë të rregullt.

“Me qëllim të ndjekjes dhe arrestimit të personave të involvuar në vepra të ndryshme penale kryesisht “Vjedhje të rënda” gjate muajit shkurt dhe fillimit të muajit mars 2020 , Policia e Kosovës njësia hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë kanë arrit që ti zbardhin edhe së paku gjashtë (6) raste te tjera të “vjedhjeve” dhe dy (2) raste të “vjedhjeve të rënda” që janë paraqite në zonën e përgjegjësisë së Vitisë, duke i dërguar personat e dyshuar para organeve të drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ai bënë me dije se Policia e Kosovës stacioni policor i Vitisë falënderon qytetaret për bashkëpunimin drejtë zbulimit te veprave penale që paraqiten në zonën e përgjegjësisë të komunës së Vitisë, duke krijuar kështu një ambient, të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

KOMENTE