Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023
Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., nën dyshimet për kryerjen e veprave penale:
Sulm ndaj personit zyrtar;
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm;
bashkim për veprimtari kundërkushtetuese;
rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;
I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare. /2LONLINE/
