DYLON

Arrestohet i dyshuari për posedim të substancave narkotike

Arrestohet i dyshuari për posedim të substancave narkotike
Avatar photo Redaksia

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit  A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën.

EkoHigjiena

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.