DYLON

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona
Avatar photo Redaksia

Toger Ismet Hashani nga Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovë në Rajonin e Gjilanit, ka bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969) shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familje nga Vitia. 

“I dyshuari kishte arritur që të ua kalojë në emrin e tyre këto parcela kësaj familje.  Në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia.  I dyshuari është arritur të lokalizohet nga policia e Kosovës dhe rrjedhimisht të arrestohet , ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshimit besohet të jetë i involvuar në mashtrim”, ka thënë zëdhënësi  i Policisë, Ismet Hashani.

EkoHigjiena

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale ,,Mashtrim’’.  Rasti dorëzohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.