DYLON

Arrestohet i dyshuari për marrje të ryshfetit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me 5 skurt, rreth orës 13:30, Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsionit, nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, gjatë një pune operative-hetimore disamujore ka arritur që të arrestojë tё dyshuarin F. S, inspektor tatimor pranë ATK-së në Gjilan, për dyshimin e veprës penale ‘marrje e ryshfetit’.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit ka thënë se i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe më pas ka pranuar të holla në vlera të ndryshme nga disa biznese private në komunën e Kamenicës dhe në komunën e Gjilanit, ku i njëjti kishte zhvilluar aktivitetin e tij zyrtar si inspektor i ATK-së në Gjilan.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, i cili ka urdhëruar që i dyshuari tё ndalet nё qendrën e ndalimit policor për 48 orё.

Rasti mbetet ende nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.