DYLON

Arrestohet i dyshuari për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetuese dhe të sigurisë

Arrestohet i dyshuari për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetuese dhe të sigurisë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se personi i dyshuar Lj. M, i cili dyshohet se ka marr pjesë aktive në rastin e sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë të datës 29.05.2023 para objektit të komunës në Zveçan, ka hyrë nga Serbia në Kosovë.  

Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime për ndalimi i tij si dhe sigurimin e prezencës së tij  në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.

EkoHigjiena

I dyshuari Lj.M,  është ndaluar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit  dhe me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, është realizuar kontrolli në shtëpinë e tij, me mbështetjen edhe nga DRP Mitrovicë Veri.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë.  Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’,  ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe  ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’. /2LONLINE/