/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një të arrestuar që ka të bëjë me një rast të mëhershëm të cilësuar si “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’, që ka ndodhur në Gjilan, e ku i dyshuari, tani më i arrestuar, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur. Ai është arrestuar tani, ndërsa ngjarja kishte ndodh në muajin shkurt. Sipas policisë I arrestuari dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare (e mitur). I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustruese