DYLON

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës më datë 06.06.2023, ka arrestuar të dyshuarin për dy raste të ndara, të kanosjes, ndaj dy viktimave në komunën e Leposaviqit.

Në rastin e parë, më datë  26.05.2023, viktima femër kosovare serbe kishte raportuar se ndjehet e kërcënuar nga i/të dyshuar meshkuj Serb. Viktima po ashtu ka potencuar se nga një i dyshuar mashkull serb ka pranuar një mesazh kërcënues si dhe sipas saj ka parë person/a të maskuar, me gurë, duke bërë lëvizje për rreth zonës ku e njëjta jeton.

EkoHigjiena

 Ndërsa në rastin e dytë  më datë 05.06.2023 viktima mashkull kosovar serb  ka raportuar se ishte kanosur me fjalë kërcënuese përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar serb.

Lidhur me rastet është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari B.DJ., (1981), mashkull kosovar serb ndaj të cilit të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të hetoj të gjitha aktet kriminale dhe të parandaloj shfaqjen e dhunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.