DYLON

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 03/08/2022 ka pranuar një informatë
se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka arritur që të lokalizojë vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971).

EkoHigjiena

Arma e llojit ,,Ecol Jackal Dual Compact’’ cal. 9 mm së bashku me nëntë (9) gëzhoja të armës
përkatëse  janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet
në procedurë të rregullt,  ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’
dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë
Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.