DYLON

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, më datën 01.08.2025, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion lidhur me një rast të të shtënave me armë zjarri që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Livoq i Epërm i Komunës së Gjilanit.

Pas pranimit të informacionit, njësitet relevante policore kanë reaguar me shpejtësi duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin L.L. (i lindur në vitin 1986, mashkull kosovar), i cili dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

EkoHigjiena

Nga i dyshuari janë sekuestruar:

  • Një (1) armë zjarri pistoletë e llojit Zoraki, kalibër 9mm,
  • Një (1) karikator,
  • Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 9mm dhe
  • Dy gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Stacionit Policor Gjilan, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.