DYLON

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve
Avatar photo Redaksia

Me datën 22.04.2025 si rezultat i veprimeve efikase operative dhe hetimeve mirë të organizuara për një periudhë rreth një vjeçare me autorizim të Prokurorit të Shteti nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, është arrestuar i dyshuari D.G. (viti i lindjes 1983, mashkull shtetas i Serbisë) i cili dyshohet të jetë i involvuar në veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga nenit 390 të KPRK-së.

Gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme ku dyshohet se i dyshuari rrejshëm dhe me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe futur në lajthitje disa persona (viktima) duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale.

EkoHigjiena

Të gjitha materialet e gjetura gjatë hetimit që ndërlidhen me rastin janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe do të përdorën dëshmi materiale në Gjykatë.

I dyshuari pas arrestimit është sjellë në lokalet e policisë ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orës, deri sa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.