DYLON

Arrestohet i dyshuari për: ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’

Arrestohet i dyshuari për: ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, pas pranimit të një informacioni se një i dyshuar ka konsumuar elementet e veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin.

Hetuesit policorë, kanë siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prizren, për urdhër kontroll. Sot, më 18.07.2019 është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të personit të dyshuar dhe mbrojtësit të tij, në një fshat të Suharekës, është kontrolluar personi, shtëpia dhe automjeti i tij. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmi relevante të kryerjes së veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore.

Po ashtu, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe: një (1) pushkë automatike AK-47, dy (2) karikatorë të pushkës automatike, pesëdhjetë e tre (53) copë fishekë kalibri 7.62 mm dhe një (1) pushkë gjuetie me gjashtë (6) fishekë.

EkoHigjiena

Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari R.B. viti i lindjes 1952, m.k.sh., ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.