DYLON

Arrestohet i dyshuari për dëmtim të varrezave

Arrestohet i dyshuari për dëmtim të varrezave
Avatar photo Redaksia

Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb.

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.