DYLON

Arrestohet i dyshuari për “Armëmbajtje pa leje” dhe “sulm fizik”

Arrestohet i dyshuari për “Armëmbajtje pa leje” dhe “sulm fizik”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, policia e Kosovës nga stacioni policor Kllokot  me datën 08.06.2023, kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Sulëm fizik” që ka ndodhë në Kllokot.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kllokot ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Nga hetimet e para dyshohet se deri te incidenti të ketë ardhë për shkak të një borgji në mes tyre.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjete një armë pushkë gjuetie e cila është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Sulm fizik” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.