DYLON

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 10.10.2023 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari R.H. (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Gumnishtë komuna e Gjilanit se posedon armë pa leje.

Zyrtarët policor menjëherë janë vënë në veprim duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë e llojit AK 47 me dy karikator të zbrazët, pesëmbëdhjetë (15) fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) pushkë gjuetie e llojit Magnum me shtatë (7) fishekë të kalibrit 12 mm dhe një (1) thikë bajonetë.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’ Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.