DYLON

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti, përmes rrugëve operacionale ka pas informata të qëndrueshme se i dyshuari i mitur bashkë me dy shokët e tij kishte ekspozuar një armë revole përmes rrjeteve sociale.

 Në bazë të procedurave ligjore janë kontrolluar shtëpia  dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar  nga një fshati i Komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:

  • Një revole të tipit  TISAS ZIG 14,
  • Dy karikator
  • Dhjetë copë fishek


I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.


Policia e Kosovës njësiti I hetimeve në të gjitha fazat e hetimit të rastit ka qenë në koordinim me Prokurorin e Shtetit ,   i cili ka marrë Aktvendim mbi  ndalimin e të dyshuarit të  mitur  për 24 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po ashtu të mitur dërgohen në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.