DYLON

Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të Eurove të falsifikuara

Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të Eurove të falsifikuara
Avatar photo Redaksia

Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të (4700 Eurove) të  falsifikuara në operacionin policor të datës 22.05.2023

Lexo edhe: Policia gjen dhe sekuestron 4700 Euro të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar

EkoHigjiena

Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare më datë 22.05.2023, lidhur me rastin ku Policia e Kosovës, konkretisht bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së antidrogës dhe asaj kundër krimeve ekonomike, kishte realizuar një operacion të suksesshëm policor dhe ishin zbuluar dhe sekuestruar shuma e parave prej katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, respektivisht (94 copë kartëmonedha në apoen prej  50 €urove, që dyshohej se ishin të falsifikuara, ku edhe ishte arrestuar një person i dyshuar, ju njoftojmë se:

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës përmes hetuesve kompetent policorë kanë vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin e lartcekur të raportuar (me datën 22.05.2023, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (nr.1) me iniciale (V.T.).

Dhe është pas një pune profesionale hetimore janë siguruar prova të reja (video incizime) me të cilën sigurohet se në këtë rast është i përfshirë edhe personi tjetër (nr.2) i dyshuari me iniciale (F.Q.), përmes të cilave prova ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari (nr.1) i ka pranuar paratë e falsifikuara nga personi tashmë i dyshuar me (nr.2);

Sot me datën 30.05.2023 është realizuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e banesës së të dyshuarit (nr. 2) me iniciale (F.Q.) në qytetin e Pejës, të asistuar edhe nga Stacioni Policor në Pejë.

I dyshuari (nr. 2) me iniciale (F.Q.), është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga PTH-Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.