DYLON

Arrestohet i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Me datën 10.03.2025 njësite policorë nga Stacioni Policor në Gjilan gjatë hetimit të një rasti tjetër të dhunës në familje tek i dyshuari në brezin e tij kanë gjetur një (1) armë pistolete e tipit KEL-TEC të kalibrit 9mm me një karikator dhe dhjetë (10) fishekë.

Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një (1) armë e gjatë e tipit AK-47 së bashku me dy (2) karikator dhe njëqind e nëntë (109) fishekë të kalibri 7.62mm dhe njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 9mm.

EkoHigjiena

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armeve’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.